Connect with us

Kosovë

Çlirim Haziri fton qytetarët në ditën e shtatë të protestës: Një javë në shesh, nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Publikuar

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që edhe sonte t’i bashkohen tubimit në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar një javë të protestave të përnatshme.

Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se për shtatë net radhazi qytetarët janë mbledhur me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtën kërkesë – drejtësi.

“Sot bëhet një javë. 7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur. Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: DREJTËSI!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka shtuar se numri i qytetarëve në shesh është rritur nga nata në natë, ndërsa ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet sonte, nga ora 21:00.

“Një javë qëndresë. Një javë bashkë. Për UÇK-në. Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona! Shihemi sonte!”, ka shkruar ai.

Protestat nën moton “Jo në emrin tim” po mbahen prej disa netësh radhazi në Sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mediat raportuan se edhe në natën e gjashtë në shesh ishin mbledhur mijëra protestues.

Lajme37 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni1 hour ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK