Connect with us

Shqipëri

Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

Publikuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka njoftuar se prej ditës së hënë seancat gjyqësore do të vijojnë të zhvillohen normalisht.

Me anë të këtij njoftimi bëhet me dije se Gjykata e Vlorës i ka dhënë fund bojkotit pas bllokimit të pagave nga “Dega e Thesarit”.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë bën me dije se seancat gjyqësore të planifikuara më datë 14.09.2026 do të zhvillohen rregullisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK