Connect with us

Kosovë

Bizneset kosovare “pushtojnë” Maqedoninë, Komisioni shtetëror i jep dritën jeshile rrjetit të marketeve “Interex”

Publikuar

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ka dhënë dritën jeshile për transaksionin përmes të cilit kompania “Proex International L.L.C.” nga Prishtina do të marrë kontrollin mbi biznesin e marketeve “Tinex” në Maqedoninë e Veriut.

Vendimi i Komisionit konstaton se përqendrimi nuk do të shkaktojë pengim, kufizim apo cenim të konkurrencës në treg. Pjesë e përbërjes së Komisionit që miratoi transaksionin është edhe anëtari shqiptar Valon Elezi.

Pas këtij vendimi, grupacioni “Proex” nga Kosova, në kuadër të të cilit operon rrjeti “Interex”, hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut përmes marrjes së kontrollit mbi biznesin e shitjes me pakicë të “Tinex”-it.

Marrëveshja përfshin supermarketet që aktualisht operojnë nën emrat “Tinex”, “Super Tinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.

“Interex” është një prej rrjeteve të njohura të supermarketeve në Kosovë dhe operon me dhjetëra markete në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Tinex”, ndërkaq, është një prej markave më të njohura në Maqedoninë e Veriut, me prani prej më shumë se tri dekadash në tregun e shitjes me pakicë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK