Connect with us

Shqipëri

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

Publikuar

Po mbahet sot në 21 shtator Konferenca e ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së në Tiranë.

Mbajtën fjalën e tyre përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

“Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme. Bashkëpuni i ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjellta. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin me SPAK”, tha ai.

“Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Bota po ndryshon shpejt dhe kështu edhe krimi. Duhet të ndryshojmë strategjitë tona në luftën kundër krimit. Jetojmë në një botë, ku tashmë pastrimi i parave bëhet me mënyra më të sofistikuara, tanimë kemi edhe kriptomonedha. Duhet të jemi më afër me njëri-tjetrin që të shkëmbejmë eksperienca. Kërkohet një strategji e qartë, që të luftojmë krimin transnacional, me strategji që përfshin kapacitete teknologjike dhe njerëzore.

Duhet të krijojmë ekipe të përbashkëta hetimi. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet për Shqipërinë. Letër-porositë që ne bëjmë janë dy herë më të larta se ata që na bëjnë partnerët tanë. Ne kemi mundësi për të rritur kapacitetin tonë dhe kjo do e bëjë më të lehtë për të kaluar vështirësitë. Duhet të bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar”, u shpreh Çela.

Ndërsa, Joni Keta, kreu i BKH-së vlerësoi se krimi i organizuar po ndryshon vazhdimisht e andaj FBI ka ndihmuar shumë autoritetet në Shqipëri që të përshtaten me realitetin e ri.

“Krimi i organizuar po ndryshon vazhdimisht, teksa po përdor forma të zhvilluara të lëvizjes së parasë jashtë vendit. Akademia Kombëtare e FBI-së ka kontribuar shumë tek Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Ne po zhvillojmë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar krimin trans-nacional”, u shpreh Keta, drejtues i BKH-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK