Connect with us

Lajme

“Banesa prej kohësh është bërë luks për qytetarët e Maqedonisë”

Publikuar

më

Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2, ka kritikuar rritjen e çmimeve të banesave, duke theksuar se ato janë bërë të papërballueshme për një pjesë të madhe të punëtorëve.

Peshevski tha se është e vështirë të justifikohet një çmim prej 3.300 euro për metër katror në qendër të Shkupit, duke marrë parasysh koston e shërbimeve komunale, materialeve të ndërtimit dhe pagat e punëtorëve.

Sipas tij, nuk është normale që një punëtor të ndërtojë banesa për 40 vjet dhe në fund të mos ketë mundësi të blejë një banesë prej 60 metrash katrorë për vete dhe familjen e tij.

*“Banesa prej kohësh është bërë luks dhe jo privilegj për punëtorët dhe qytetarët”*, tha Peshevski, duke shtuar se çmimet po rriten në mënyrë marramendëse, ndërsa qytetarët shpesh blejnë banesa pa infrastrukturë të mjaftueshme përreth, pa parqe, shkolla apo spitale në afërsi.

Ai theksoi se Qeveria, si aparat shtetëror, duhet të ndërmarrë masa ndaj rritjes së pakontrolluar të çmimeve në sektorin e ndërtimit. Sipas Peshevskit, çmimet aktuale janë të papërballueshme për rreth 90 për qind të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut.

Lajme22 minutes ago

Rrahja e dy shqiptarëve në festën e Flamurit, reagon edhe Abdulselam Selami

Maqedoni26 minutes ago

Një orë punë vlen sa një gjevrek dhe një jogurt! Paga minimale nuk mjafton as për të përballuar shpenzimet e jetesës

Lajme41 minutes ago

Ministri Sedat Sulejmani fton në takim sindikatat e kulturës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëri48 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, rritet pjesëmarrja në votime! Sánchez dhe rivali i tij përballen me mesazhe të forta!

Lajme54 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni57 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni1 hour ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë2 hours ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme2 hours ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme2 hours ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme2 hours ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

NA NDIQ NË FACEBOOK