Connect with us

Lajme

Aksion në Liqenin e Ohrit: Sekuestrohen 4 kilometra rrjeta për peshkim dhe mbi 116 kilogramë peshk

Publikuar

Policia ka ndërmarrë një aksion kundër peshkimit të paligjshëm në ujërat e Liqenit të Ohrit, ku janë zbuluar një numër i madh rrjetash të ndaluara për peshkim, si dhe qindra peshq të kapur në mënyrë të paligjshme.

Më 1 shtator 2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Liqeni i Ohrit kanë realizuar kontrolle aksionare lidhur me veprën penale “peshkim i paligjshëm”, me qëllim zbulimin e rrjetave dhe pajisjeve të tjera të përdorura për këtë veprimtari.

Gjatë kontrollit, në zonën ndërmjet fshatrave të Strugës, Kalishtë dhe Radozhdë, policia ka gjetur 20 rrjeta të ashtuquajtura “varëse”, të cilat janë rreptësisht të ndaluara për peshkim.

Rrjetat kishin një gjatësi totale prej rreth 4.000 metrash, ndërsa në to janë gjetur të kapur 872 peshq të llojit Belvicë e Ohrit, me një peshë totale prej 116,9 kilogramësh.

Me urdhër të prokurorit publik, pjesëtarët e policisë së liqenit dhe të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim kanë larguar dhe sekuestruar rrjetat së bashku me peshkun e kapur, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Inspektorati kompetent për peshkatari.

Policia njofton se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara aksionare për parandalimin dhe luftimin e peshkimit të paligjshëm, identifikimin e autorëve dhe mbrojtjen e fondit të peshkut në Liqenin e Ohrit.

NA NDIQ NË FACEBOOK