Connect with us

Shqipëri

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Publikuar

Një aksident është regjistruar te Ura e Matit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.