Maqedoni
Ahmeti përkujton Beqir Limanin në 28-vjetorin e rënies

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, ka përkujtuar me homazhe dëshmorin e kombit, Beqir Limani, në 28-vjetorin e rënies së tij.
Ahmeti vlerësoi kontributin e Limanit në çështjen kombëtare, duke e cilësuar atë si veprimtar të hershëm dhe figurë të qëndresës e sakrificës.
“28 vjet më pas, kujtimi për të mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë kombëtare dhe amanet për brezat që vijnë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai e përmbylli mesazhin me nderimin për Limanin dhe të gjithë dëshmorët e kombit.


















