Lajme
A do të iniciojë PDK zhbërjen e Gjykatës Speciale?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se partia do të diskutojë sot për ndërmarrjen e hapave ligjor dhe demokratik në raport me Gjykatën Speciale.
Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së të enjten, Hamza tha se hapat konkret që pritet të ndërmerren, do të përcaktohen në mbledhjen e sotme.
“Ne do ta diskutojmë në detaje situatën dhe e kemi thënë që të gjitha format demokratike janë opsion. Ne thash do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim cilat janë qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.
I pyetur nëse PDK do të iniciojë zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza u përgjigj shkurt: “Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore që janë në dispozicion, janë të mundshme”.



















