Maqedoni
13 shoferë përfundojnë në pranga gjatë kontrolleve të shtuara në trafik

Kontrollet e intensifikuara të policisë në komunikacion kanë rezultuar me masa ndaj 13 shoferëve, të cilët janë privuar nga liria për shkak të dyshimit për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.
Policia vijon kontrollet në trafik me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e shkeljeve që rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

















