Connect with us

Shqipëri

“11 Shtatorit” në SHBA/ Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes koncert në 25-vjetorin në kujtim të viktimave të tragjedisë!

Publikuar

Këtë të premte (nesër, më 11 shtator), Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes realizon koncertin vokal-simfonik “Requiem for the Living”, të organizuar me rastin e 25-vjetorit të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie.

I frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull e kompozitorit amerikan Dan Forrest, koncerti do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura dhe pesë solistë të njohur shqiptarë, nga më të mirët që ka vendi!

Njoftimi:

“REQUIEM FOR THE LIVING

Koncert vokal-simfonik

Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes ka nderin t’ju ftojë në koncertin vokal-simfonik “Requiem for the Living”, organizuar me rastin e 25-vjetorit të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie.

I frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull e kompozitorit amerikan Dan Forrest, koncerti do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura dhe pesë solistë të njohur shqiptarë:

Ramona Tullumani

Josif Gjipali

Kastriot Tusha

Ekland Hasa

Flaka Goran

Diego Zelka

Nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj.

Një mbrëmje kushtuar kujtesës, jetës dhe paqes, përmes fuqisë universale të muzikës”.

NA NDIQ NË FACEBOOK