Connect with us

Maqedoni

Zvicra dëbon 35-vjeçarin nga Maqedonia

Publikuar

më

Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit.

Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari.

Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar.

Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte bërë propagandë për ideologjinë e “Shtetit Islamik” në rrjetet sociale, si dhe e kishte mbështetur këtë organizatë terroriste me logjistikë dhe financa.

Shtetasi nga Maqedonia e Veriut kishte ardhur në Zvicër në vitin 2014. Ai është i martuar me një grua nga Kosova dhe së bashku kanë tre fëmijë. Anëtarët e familjes së tij posedojnë leje qëndrimi të përhershme në Zvicër.

Gjykata Administrative Federale ka pranuar se dëbimi i tij përbën një ndërhyrje në jetën familjare, mirëpo ka vlerësuar se familja mund ta vizitojë atë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas trupit gjykues, interesi publik për dëbimin e tij për shkak të sigurisë është më i madh se interesi privat i personit për të qëndruar në Zvicër. Ky vendim i Gjallërisë Administrative Federale është i prerë dhe nuk mund të apelohet më tutje në Gjykatën Federale. përcjell Zhurnal.mk .

Maqedoni35 minutes ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri1 hour ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Lajme2 hours ago

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Shqipëri4 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme5 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni6 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri7 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme8 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri9 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme10 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

NA NDIQ NË FACEBOOK