Connect with us

Shqipëri

Zjarret në vend, “Mbrojtja”: Tre vatra ende aktive! Helikopterët në operacione në Tiranë, Bulqizë dhe Dibër

Publikuar

Ministria e Mbrojtjes ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri, prej të cilave 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 288 forca operacionale, 21 automjete zjarrfikëse, si dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët kanë kryer 3 operacione ajrore.

Ndër vatrat aktive, në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe një helikopter i FA-së. Edhe sot forcat operacionale vazhdojnë punën në terren.

Në Vajkal të Bulqizës, flakët janë përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja në terren shkëmbor; aty janë angazhuar 40 forca vendore dhe vullnetare, ndërsa për shkak të erës është aktivizuar edhe një helikopter i FA-së.

Operacioni është përforcuar me 20 efektivë të tjerë të Forcave të Armatosura dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Sllatinë të Dibrës, zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore me ah, ku janë angazhuar 46 forca bashkiake, të ADZM-së dhe vullnetarë, ndërsa për shkak të rrezikut të përhapjes drejt pyjeve me pisha operacioni është mbështetur edhe me një helikopter të FA-së.

Ndërkohë, 4 vatra të tjera mbahen nën mbikëqyrje në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në qarkun Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në qarkun Elbasan.

Situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Maqedoni3 minutes ago

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

Maqedoni4 minutes ago

Sulmohet fizikisht një person me probleme shëndetësore në Tetovë

Maqedoni4 minutes ago

Më pak nxënës të klasave të para, sepse ka më pak të porsalindur, çdo vit lindin 8 mijë foshnja më pak se në periudhën para pandemisë

OP / ED4 minutes ago

Pse po i “kruhet” Mickoskit pikërisht në Butel, aty ku tensionet për gjuhën shqipe janë në kulm?

Maqedoni18 minutes ago

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

Kosovë18 minutes ago

Protesta e kryetarëve të komunave, Haradinaj: Boll është boll, regjimi i Kurtit s’u la rrugë tjetër përpos rrugën

Kosovë29 minutes ago

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lajme58 minutes ago

Ibrahimi: Distancimi i Ostrenit nga Ahmeti nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia politike

Kosovë1 hour ago

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Lajme1 hour ago

Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit

Lajme2 hours ago

Mickoski: Në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe

Lajme3 hours ago

Kryetari i Butelit për nxënësit e “Penko-s”: Fëmijët që kanë motër ose vëlla në shkollë do të mund të regjistrohen

NA NDIQ NË FACEBOOK