Religjion
Xhamia e Kallnikut organizon mbrëmje fetare, të ftuar Myftiu i Shkupit Qenan Ismaili dhe hoxha Enis Rama

Xhamia e fshatit Kallnik ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje fetare, ku besimtarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë me dy personalitete të njohura të jetës islame.
Sipas njoftimit, në këtë aktivitet do të marrin pjesë Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili, si dhe hoxha i njohur Enis Rama.
Nga xhamia bëjnë thirrje që besimtarët të marrin pjesë në këtë tubim, duke theksuar se prania e mysafirëve e bën mbrëmjen edhe më të veçantë dhe ofron mundësi për të dëgjuar ligjërata që forcojnë besimin dhe përcjellin mesazhe me vlerë.
“Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi të çmuar për të qenë bashkë, për të dëgjuar fjalë që forcojnë besimin, prekin zemrën dhe lënë gjurmë në jetë. Ju presim me zemër të hapur në këtë mbrëmje të bekuar”, thuhet në njoftimin e Xhamisë së Kallnikut.





















