Connect with us

Kosovë

Vuçiq shpërthen ndaj komandantit të KFOR-it për urën e Ibrit: Turku po e bën këtë

Publikuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se përmes një letre do ti kërkoj sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.

“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur. Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiç në Beograd.

NA NDIQ NË FACEBOOK