Lajme
Thirrja urgjente pas mesnate, mjeku Rexhep Memedi me kolegët shpëton jetën e një foshnjeje
Publikuar
para 7 ditëshmë

Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, ka bërë të ditur se gjatë natës është trajtuar një rast urgjent i një të porsalinduri në gjendje kritike, përcjell ZYRTARE.net
Memedi ka treguar se rreth mesnatës ka pranuar një telefonatë nga kolegët për rastin urgjent, pas së cilës, së bashku me stafin e Repartit të Neonatologjisë dhe kolegët kujdestarë, kanë realizuar me sukses një eksanguinotransfuzion, procedurë invazive që, sipas tij, ishte zgjidhja e vetme për të shpëtuar jetën e foshnjës.
“Nga ora 01 pas mesnate deri në orët e hershme të mëngjesit, së bashku me stafin e Repartit të Neonatologjisë dhe kolegët kujdestarë në Klinikën e fëmijëve, realizuam me sukses një procedurë invazive – Eksanguinotransfuzion që ishte zgjidhje e vetme për ta shpëtuar pacientin e vogël, të porsalindurin nga gjendja kritike”, ka shkruar Memedi.
Ai ka falënderuar stafin mjekësor për punën e kryer, ndërsa ka bërë të ditur se gjendja e foshnjës tashmë është përmirësuar ndjeshëm.
“Punë e mrekullueshme! Falënderim për stafin e shkëlqyer! Bebushi momentalisht është në gjendje shumë më të mirë! Zotin e falënderojmë!”, ka përfunduar Memedi./ZYRTARE.net

You may like

Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

Sinisha Stojanoski, drejtori i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

Sukses i madh i policisë: Kur s’i kap dot oligarkët e kriminelët, gjithmonë mbetet një lypëse me foshnjën për t’u arrestuar!




5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Tahiri e Shala takojnë Ali Ahmetin në Tetovë

Osmani: Dy nga gjashtë deputetët thanë se s’do mbështesnin as kandidatë të LDK-së për President

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

Kosova falënderon Maqedoninë për ndërhyrjen në shuarjen e zjarreve afër Hanit të Elezit

Cilët emra të njohur të politikës dhe biznesit figuronin në telefonin e gjyqtarit Gjoko Ristov?

Përplasje mes biznesmenëve në hotel Regina në Vlorë: Akuza për armë, gjobëvënie dhe dhunë

Sinisha Stojanoski, drejtori i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”

