Lajme
Tetovari bie nga skela dhe ndërron jetë në vendin e punës në Gjermani

Të enjten në Gjermani, 52 vjeçari nga Tetova, Taxhedin Murati, ka rënë skelet prej katit të katërt dhe pas lëndimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Lajmin e konfirmuan të afërm të të ndjerit, i cili njëherit është babai i Hafiz Almir Muratit, muezin i Xhamisë së Larme në Tetovë.
Per varimin do të ketë njoftim shtesë, ndërsa lajmi për aksidentit ka zënë vend edhe në mediat gjermane.
Sipas Policisë së Brandenburgut, rreth orës 12:50, një punëtor 52-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, po punonte në një skelë kur, për një arsye që ende nuk është sqaruar, ra nga kati i katërt i skelës. Ekipet e emergjencës tentuan ta reanimonin, por ai ndërroi jetë në vendngjarje. Policia e konsideron paraprakisht një aksident pune; është përfshirë edhe Zyra për Mbrojtjen në Punë dhe përdorimi i skelës është ndaluar përkohësisht ndërsa hetohet shkaku.















