Connect with us

Kosovë

Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Skenderaj, ku rreth orës 23 një person është plagosur me armë zjarri

Rasti është kualifikuar si tentim vrasje, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, raporton Veriu.info.

“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicë për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar./Veriu.info

NA NDIQ NË FACEBOOK