Connect with us

Lajme

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës

Publikuar

më

Një infermiere në Viti është sulmuar fizikisht, në QKMF në këtë qytet. Ndaj kësaj ka reaguar edhe komuna e Vitisë, nga ku është dënuar ashpër dhuna fizike ndaj punëtores shëndetësore.

Në reagimin e Komunës thuhet edhe se, dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë është e papranueshme dhe përbën një sulm ndaj dinjitetit të profesionistit, sigurisë në vendin e punës dhe vetë sistemit shëndetësor.

‘’ Njëkohësisht, kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e këtij rasti, në mënyrë që autorët e akteve të tilla të mbajnë përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi’’, thuhet mes tjerash nga komuna.

Postimi:

INSTITUCIONET KOMUNALE NË VITI DËNOJNË ASHPËR DHUNËN FIZIKE NDAJ PUNËTORES SHËNDETËSORE NË QKMF-VITI

Komuna e Vitisë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti dënojnë ashpër aktin e dhunës fizike të ushtruar sot ndaj infermieres B.S., punëtore e QKMF-së në Viti, gjatë kryerjes së detyrës së saj profesionale.

Dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë është e papranueshme dhe përbën një sulm ndaj dinjitetit të profesionistit, sigurisë në vendin e punës dhe vetë sistemit shëndetësor. Asnjë rrethanë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës ndaj atyre që çdo ditë janë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Edhe në rastet kur punëtori shëndetësor nuk është objektivi i drejtpërdrejtë i një konflikti apo ngjarjeje të ndodhur jashtë institucionit, çdo akt dhune që ndodh brenda institucioneve publike është e papranueshëm dhe e dënueshëm. Punonjësit shëndetësorë janë aty për të ofruar kujdes, ndihmë dhe mbështetje për qytetarët, e jo për t’u bërë objekt i dhunës.

Shprehim mbështetjen tonë të plotë për infermieren B.S. dhe për të gjithë stafin e QKMF-së, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në detyrë.

Njëkohësisht, kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e këtij rasti, në mënyrë që autorët e akteve të tilla të mbajnë përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt, ku shërbimet shëndetësore ofrohen me profesionalizëm, qetësi dhe dinjitet.

Komuna e Vitisë, DSHMS dhe QKMF mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë dhune, kërcënimi apo cenimi të integritetit të tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Siguria e stafit shëndetësor është parakusht për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.

Maqedoni22 minutes ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri52 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme2 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme5 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme5 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni5 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme5 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

NA NDIQ NË FACEBOOK