Connect with us

Lajme

Spiuni i Serbisë Fatmir Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

Publikuar

Si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj analistit Fatmir Sheholli duke e ngarkuar me veprat penale spinuazh dhe shantazh. I pandehuri, përmes mesazheve telefonike, ka ndihmuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Serbisë duke ndarë informacione lidhur me zhvillimet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me mbishkrimin “Top sekret 2”, Prokuroria speciale e Kosovës gjeti dokument në të cilin shpalosej një plan për përhapje të radikalizmit fetar në Kosovë dhe rajon. Komunikimet e Shehollit nuk ndalen vetëm në Kosovë e Serbi. Në telefonin e të pandehurit, është gjetur edhe një komunikim me personin e regjistruar si “Viktor Makedonia”, nëpërmjet të cilit, spiuni i Serbisë Sheholli, ka tentuar që ndikimin serb ta shtrin edhe në Maqedoninë e Veriut. Me synimin për të ndërtuar një narrativë negative për shqiptarët në sytë e ndërkombëtarëve dhe për të nxitur migrimin, u punua që të shpërndahej sa më shumë feja islame nëpërmjet ndërtimit masiv të xhamive dhe përmes ndikimit politik dhe mediatik, për t’i bindur të rinjtë sipas planit serb se feja është më e rëndësishme se kobmi.

Dosja prej 80 faqesh e Prokurorisë, pretendon se Sheholli vepronte nën urdhrat e Bojan Dimiqit, i identifikuar si zyrtar i lartë i BIA-s. Në shtator të vitit 2025, i pandehuri u drejtua në Mitrovicë të Veriut për të marrë audio materiale dhe transkripte bisedash të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në këmbim të 5 mijë eurove si shpërblim për kryerjen e detyrës. Aktakuzën ndaj Shehollit për spiunazh e ka komentuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke deklaruar Kosova gjatë viteve të fundit ka intensifikuar luftën kundër rrjeteve të tilla.

“Qëllimi i këtyre është shumë i keq, tentojnë me destabilizu Kosovën, e performojnë një luftë hibride dhe speciale kundër personaliteteve të caktuara, kundër qeverisë, kundër kryeministrit Kurti. Domethënë qëllimi i tyre është ky” – Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Në vazhdën e akuzave, Fatmir Sheholli, i akuzuar edhe për shantazh, i kishte kërkuar para personit Arben Jetullahu në formë huazimi, dhe më pas e kishte kërcënuar të njëjtin me publikimin e videove dhe informacioneve që do t’ia dëmtonin rëndë reputacionin dhe autoritetin. Aktakuza është në shqyrtim e sipër në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në fjalët e para Sheholli ka pranuar se ka bashkëpunuar me BIA-n serbe, por ka hedhur poshtë akuzën se këtë e ka bërë për të spiunuar. / Alsat.mk

Lajme11 minutes ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni1 hour ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota3 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni4 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë5 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni5 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni5 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë5 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK