Lajme
Seferi: Përmirësojmë stabilitetin financiar, detyrimet ulen për 113.9 milionë denarë

Drejtori i ndërmarrjes, Muamer Seferi, ka bërë të ditur se që nga marrja e mandatit, detyrimet financiare të ndërmarrjes janë ulur për 113.9 milionë denarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Seferi thekson se ulja e detyrimeve është rezultat i angazhimit dhe punës së vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes financiare.
Sipas tij, ky rezultat tregon për një menaxhim më të përgjegjshëm dhe synon të kontribuojë në stabilitet më të madh financiar të ndërmarrjes.
“Me punë dhe përkushtim, vazhdojmë përpara”, ka shkruar Seferi në postimin e tij.















