Në vitin 1972, gazetari turk İlhan Bardakçı në oborrin e Mesxhidul-Aksasë takoi një burrë të moshuar me uniformë të vjetruar osmane. Ai ishte Onbaşı Hasan, një ushtar që kishte mbetur aty, për ta përmbushur amanetin dhe zotimin e tij për ruajtjen e vendit të shenjtë, që nga tërheqja e ushtrisë osmane në vitin 1917.
Për dekada të tëra, pa kërkuar famë apo vëmendje, ai ishte i pari që hynte dhe i fundit që largohej nga xhamia. Pas verifikimit të arkivave ushtarake, historia e tij u vërtetua si e vërtetë.
Onbaşı Hasan ndërroi jetë në vitin 1982, si ushtari i fundit osman në a Kuds (Jerusalem).
Heroizmi më i madh nuk matet me perandoritë apo armët, por me besnikërinë ndaj ndërgjegjes dhe aftësinë për të mos i braktisur vlerat edhe kur të gjithë të tjerët janë larguar.
Redaksia,
[islampress.ch]























