Connect with us

Lajme

Rikthehet gjuha shqipe në tabelën e mirëseardhjes në kufi, Mustafa Dauti: Mirë se vini!

Publikuar

Pas publikimit të fotografisë ku gjuha shqipe ishte hequr nga tabela zyrtare e mirëseardhjes në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut, ka ardhur një reagim i menjëhershëm, raporton Zyrtare.net

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se në tabelën e mirëseardhjes është rikthyer edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe.

“Mirë se vini!”, ka shkruar Dauti krahas videos së publikuar, duke lënë të kuptohet se tabela tashmë është korrigjuar dhe përfshin edhe shqipen.

Publikimi vjen vetëm pak kohë pasi fotografia e tabelës pa gjuhën shqipe ngjalli reagime të shumta në opinion dhe në rrjetet sociale./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK