OP / ED
Rekonkuista Ballkanike nën petkun e deradikalizimit

Shkruan: Marlind Laçi
Ekziston një sulm i koordinuar në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë ndaj shumicës muslimane. Në Kosovë, muslimanët sulmohen nga katolikocentrizmi dhe kristo-sllavizmi, ndërsa në Shqipëri po nga katolikocentrizmi dhe nga zionizmi ndërkombëtar.
Nuk është hiç pa koordinim as elaborimi i idesë së Lëvizjes së Deçanit, nga njëra anë, dhe elaborimi i idesë së Shtetit Bektashi, nga ana tjetër. Të dyja lëvizjet propagandojnë idenë se këto projekte do të realizohen në funksion të ndalimit të Islamit radikal, por në fakt të dyja idetë janë në funksion të një fryme inkuizioniste dhe rekonkuististe për ta zhvendosur vijën e Islamit përtej Europës. Në këtë ide nuk është pa shkak edhe mos njohja e Republikës së Kosovës si entitet politiko-juridik nga Shteti i Vatikanit.
Në këtë kontekst vepron edhe zionizmi ndërkombëtar, si pjesë e kësaj përpjekjeje kundër shumicës muslimane. Deislamizimi i shqiptarëve i shërben tezës së zhbërjes së identitetit dhe unikalitetit kombëtar shqiptar, sepse synon shkëputjen e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë historike, kulturore dhe identitare të kombit shqiptar. See less





















