OP / ED
Ramadani: Rama do tërhiqet nga vendimi për non-grata pasi algoritmi i ka treguar se në garë fer këto dy nga Maqedonia do ta kishin fituar!

Shkruan: Ramadan Ramadani
Pasi kisha një pyetje se pse i kam nda në dy analizë hoxhën Bekir Halimi dhe opinionistin Valon Bela mu duk e udhës të përgjigjem publikisht se kjo është fillimisht sepse tehu i këtij akti të padrejtë ka qenë edhe që përkrahja eventuale ndaj këtyre personaliteteve ti pengoje dhe zëre këmbët njëra tjetrës. Por, edhe sepse tërheqja dhe zbythja e këtij Ramës nga ky vendim do bëhet ndaras. Duke lënë hapësirë që ta zgjate përçimin e mesazhit edhe ndonjë javë ndërmjet dy tërheqjeve. Nuk mund ta di se nga cili do tërhiqet i pari, por edhe po ta dija nuk do tregoja.
Se zbythja e sekretarit të narko kartelit do ndodhë tani e dimë edhe nga krejt tërheqjet që i ka bë në këto dy muaj, por në rastin e Maqedonisë së Veriut e dimë nga sharja idioteske që bëri ministri Ferit Idioti dhe mandej e luti për takim njërin prej liderëve të mu shqiptarëve të këtuhit të cilët i shau: Izet Mexhitin. E edhe mandej nga një provë për ndalesë të disa aktivistëve të VLEN-it në kufi nga i cili vendim njashtu spektakolarisht u tërhoq dhe e zhbëu.
Krejt ata aktivistë mandej shkuan dhe u kthyen ku me ditë edhe sa herë në Shqipëri dhe sigurisht në ngjarjen më të madhe atje: protestat dhe Flamingo Revolucionin! Dikush mund të kujtoje se këto tërheqje i ka si pasojë efekt kthjellje prej drogës, por jo ky i frikohet shtetit, zyrtares, institucionalitetit andaj edhe një prej emëruesve të përbashkët të Valon Bela me Bekir Halimi, të cilëve askush nuk ua gjet një foto të përbashkët e ndoshta asnjëherë nuk janë takuar, është se dytë aktualisht nuk kanë cilësi zyrtare shtetërore. Ky kontabilisti i narko-kartelave, para ose pas dozës, ka gjet dy emra nga këtu ama me: mos jenë të shtetit aman se na hap punë! Edhe këtu ka rrëshqit sepse në fund të fundit këta janë shtetas të tjetër kujt dhe si ky që thirret në punë dhe akte të brendshme edhe këta do thirren në të vetat. Shtet fqinj dhe antare të NATO-s dyjat. Ndoshta veç më i kanë thënë: Ndaji një çik të dhënat që paske ti pêr këto dy qytetarë tanë! Ndoshta për ate ishte i zbehur ai ministri i tij me mbiemër më të shpeshtë shqiptar mu në Maqedoni: Llamallari?!
E mesazhi që u dëshirua të përçohet është ai i vjetri s’keni çka përziheni ju nga andej. E pasi kosovarët janë të zënur me zgjedhje e fushata na drejtohet neve këtu. E nisi me tetovarë, por pasi ata e zbythën mirë tash futi dy shkupjanë në listë mos ndoshta në kallaballëkun dhe multipolaritetin e Shkupit do e përçon më shumë mesazhin bëjni çka të dojni ama mos ejani fizikisht në protesta! Sigurisht edhe në këtë ka dështuar pasi është hera e parë që kan fillu organizime kolektive për shkuarjen në protestat e Tiranës nga qytetet dhe fshatrat tona. E se pse do tërhiqet edhe nga ky akt është edhe nga matja që ia tregoi ai algoritmi i tij i famshëm nga ku sigurisht ka kuptuar se po të kishte ndonjë referendum përcaktues mes këtij dhe Bekir Halimit, ky i fundit do e mundte me dallim të qartë edhe brenda asaj Shqipërie të zbrazur.
E edhe nga paraqitjet e ka pa se po të kishte ndonjë debat në ndonjë studio ose media të pavarur Valon Bela do e deklasonte me dijen dhe shkollimin e vet këtë piktor që ekspozon në zyrat shtetërore! Ky shkrim mund të vazhdon, por mendoj se mjafton pasi ky kryeministri edhe disa ditor i Shqipërisë libra nuk lexon, kështu nëpër statuse surfon!



















