Connect with us

Shqipëri

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

Publikuar

më

Nga Artur Ajazi

Nga Janari 2026 deri sot, në Shqipëri janë vrarë me armë zjarri apo armë të tjera, 11 persona. Autorët janë 18 deri 20 vjeçarë. Nuk ua bën “syri tërr”, kur bëjnë vrzsjan, pasi e kanë provuar edhe para 6 muajsh apo para 1 viti, duke kryer plagosje, grabitje me pasojë plagosje, pengmarrje, etj. Janë arrestuar në flagrance nga policia, dhe pas 10 ditësh janë liruar për “sjellje të mire, dhe mungesë provash nga gjykatat”.

U bë reforma në drejtësi ? Po, patjeter u bë. Ku ishe, asgjëkundi, çfarë bërë, hiç asgjë. Kështu ka ndodhur edhe me prokuroritë dhe gjykatat tona. Kanë ikur ca, por kanë mbetur ca, që janë mysybet. Të korruptuar, të molepsur, të frikësuar, të korruptuar. Dhe pastaj thonë se “pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët”. Ata nuk kanë marrë “zemër”. Ata po vegjetojnë mrekullisht në xhunglën “drejtësi”.

Mentaliteti i tyre është “hajde të bëjmë ca krime, të fitojmë ca para, ca famë, dhe të bëjmë edhe ca ditë burg, se nuk bëhet qameti”. Do kisha qejf të bënin dhe të provonin burgun e Enverit. Ai ua dinted he ua bënte mirë “qejfin atyre në qeli”. Por të ofendosh policin, ti bësh presion prokurorit dhe gjyqtarit në sallën e gjyqit natyrisht që merr zemër. Natyrisht kur një prokuror apo gjyqtar thotë “i pandehur mbylle gojën”, dhe mjaftohet me kaq, atëhere pse mos marrin zemër  20 vjeçarët, dhe të vrasin 1 apo 2, apo dhe 3 persona mes qytetit ? as në Meksikë nuk ndodhin këto vrasje.

Sepse edhe atje e kanë frikë policinë, apo dhe prokurorinë. Këtu u ka dale frika fare djelmoshave 20 vjeçarë. Kush është fajtori ? fillimisht familja, pastaj shkolla, pastaj shoqeria, pastaj shteti, pastaj ligji, etj. etj. Pra tek ne, ka një dyzinë me halle dhe probleme që duhen zgjidhur, pasi situata mund të rëndohet. Vrasje në disko, vrasje në rrugë, në rrugica, në shkolla, në parqe, vrasje në hyrje pallatesh. Ai në Korçë tha se “doja të isha unë i forti lagjesh, dhe se ay më ngacmoi të dashurën”. Pra, mungesa e shkollimit, formimit, edukimit, dhe gjithçka tjeter që është njerëzore, solli dhe do të sjellë, krimin e rradhës.

Si parandalohet ? Me shumë lehtësi. Shterngo Kodin Penal, rrit me ligj rëndësinë e uniformes policit, mos ndalo kunderveprimin e policit kur goditet nga krimineli, dhe kaq. Pra të marrë “rybe” shteti dhe të poshtërohet krimineli. Keshtu kanë vepruar shtetet që kanë patur situata të tilla, (vendet nordike) dhe sot kanë, pothuajse  ZERO raste krimesh. Ndaj, hajde të gjithë bashkë, ti bëjmë ballë krimit dhe krimineleve, sepse ata janë pakicë, ata janë medioker, dhe mposhten kollaj fare. Ndryshe ky vend, do të përjetojë  drama edhe më të frimkshme nga krimi në qytetet dhe fshatrat tona.

Maqedoni9 seconds ago

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri27 minutes ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Lajme1 hour ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni2 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri2 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë3 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme3 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme3 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme3 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni3 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

NA NDIQ NË FACEBOOK