Lajme
Për të hyrë në Greqi nga Maqedonia këtë mëngjes pritet më shumë se një orë

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për tre ditë, qytetarët nuk heqin dorë nga një fundjavë e shkurtër buzë detit. Fotot e mëngjesit të sotëm tregojnë një kolonë të gjatë automjetesh që presin të dalin nga vendi për të hyrë në Greqi, përcjell zyrtare.net
Rritja e fluksit të trafikut vjen si pasojë e fundjavës së fundit të zgjatur para fillimit të vitit të ri shkollor, periudhë të cilën shumë familje tradicionalisht e shfrytëzojnë për një udhëtim të shkurtër.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të planifikojnë kohë shtesë për udhëtimin, të kenë me vete ujë të mjaftueshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut gjatë pritjes në pikat kufitare.
Nëse është e mundur, rekomandohet nisja jashtë orëve të mëngjesit kur ka më shumë ngarkesë, për një udhëtim më të lehtë dhe më të sigurt./ZYRTARE.net

















