Connect with us

Kosovë

Pak pas marrëveshjes VV-LDK për Presidentin, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Gjinit të AAK-së

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjini ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Sot, prita në një takim miqësor Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar ambasadorin Rudolph për angazhimin e tij dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Me Ambasadorin Rudolph biseduam për zhvillimet politike në vend, ndërsa e falënderova për angazhimin e tij personal dhe të Gjermanisë ndaj Kosovës, si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe mbështetësit e vazhdueshëm të zhvillimit të vendit tonë”, ka deklaruar Gjini.

NA NDIQ NË FACEBOOK