Connect with us

Lajme

Nehat Sadiku: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë marrëdhënie të forta me BE-në, SHBA-në dhe Turqinë

Publikuar

Takimi i ministrit për Marrëdhënie mes bashkësive, Agon Ferati me ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, ka hapur një debat më të gjerë mbi rolin e Ankarasë dhe ndikimin e saj në hapësirën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Politologu shqiptar që jeton dhe vepron në Kroaci, Nehat Sadiku, vlerëson se takimi nuk duhet parë vetëm përmes formulës diplomatike për bashkëpunim në arsim, edukim, gjithëpërfshirje dhe kohezion shoqëror.
Sipas tij, në realitetin politik të Maqedonisë së Veriut, këto tema kanë edhe një dimension identitar dhe strategjik.

“Diplomacia në Ballkan rrallëherë është vetëm diplomaci. Një fotografi, një takim apo edhe renditja e temave në një komunikatë mund të bartin një mesazh më të gjerë politik”, vlerëson Sadiku.

Ai thekson se Turqia prej vitesh ka ndërtuar në Ballkan një model ndikimi që shkon përtej diplomacisë klasike, përmes arsimit, kulturës, biznesit, bursave dhe rrjeteve shoqërore.

Megjithatë, Sadiku nënvizon se kjo nuk do të thotë se çdo kontakt me Ankaranë duhet interpretuar si ndërhyrje politike.

“Problemi analitik lind atëherë kur kontaktet fillojnë të shndërrohen në një strukturë të qëndrueshme politike, ku partneriteti me Turqinë bëhet pjesë e identitetit të një krahu të caktuar politik”, shprehet ai.

Sipas Sadikut, takimi bëhet edhe më interesant për shkak të pozicionit të VLEN-it në pushtet.

Koalicioni shqiptar duhet të ruajë marrëdhëniet strategjike me partnerët qeveritarë dhe njëkohësisht të dëshmojë para elektoratit shqiptar se orientimi i tij mbetet proevropian dhe euroatlantik.

Në këtë drejtim, Turqia mund të jetë një partner i rëndësishëm, por nuk mund të zëvendësojë orientimin drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Një politikë e pjekur shqiptare duhet të jetë pro-BE, pro-NATO, e hapur ndaj Uashingtonit dhe pragmatike ndaj Ankarasë. Çdo reduktim i kësaj politike në një bosht të vetëm do të krijonte varësi”, thotë Sadiku.

Në analizën e tij, Sadiku i kushton rëndësi të veçantë arsimit, si një prej fushave ku ndikimi ndërkombëtar mund të jetë më afatgjatë.
Sipas tij, bashkëpunimi arsimor nuk duhet parë vetëm si shkëmbim institucionesh apo programesh, por edhe në aspektin e krijimit të rrjeteve dhe elitave të reja.

Në fund, Sadiku e zhvendos debatin nga Turqia te një çështje më e madhe: autonomia politike e shqiptarëve.

Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë marrëdhënie të forta me BE-në, SHBA-në dhe Turqinë, por pa lejuar që asnjë qendër e jashtme të përcaktojë orientimin e tyre politik.

“Në Ballkan, asgjë nuk është vetëm simbolike. Edhe kur flitet për arsim”, përfundon Sadiku.

Maqedoni24 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme31 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni49 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni1 hour ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK