Connect with us

Maqedoni

Në prag të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, Haqim Ramadani me apel deri te votuesit shqiptarë

Publikuar

Në prag të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, ish-kandidati për kryetar komune nga VLEN, Haqim Ramadani, u është drejtuar votuesve me një apel për lënien pas të përçarjeve dhe fokusimin te puna, shërbimet dhe mirëqenia e qytetarëve, përcjell tetova1

Ramadani, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2025, ka thënë se pas përfundimit të garës janë përhapur, sipas tij, shpifje, etiketime dhe dezinformata me qëllim të përçarjes së banorëve të komunës.

Ai ka theksuar se 4.224 votat e marra në zgjedhjet e kaluara përfaqësojnë mbështetjen e qytetarëve nga disa vendbanime të Bërvenicës, duke e cilësuar rezultatin si rekord.

Në mesazhin e tij, Ramadani ka bërë thirrje që në procesin e ri zgjedhor të shmangen akuzat dhe përçarjet, ndërsa qytetarët të vendosin bazuar në programet dhe kandidatët që preferojnë.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“NJË HERË E PËRGJITHMONË:
TA LËMË PËRÇARJEN PAS!

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të vitit 2025, janë thënë shumë shpifje, etiketime dhe dezinformata, me një qëllim të vetëm: të përçajnë banorët e Bërvenicës dhe fshatrat tona.

Nuk më vjen keq që jam kritikuar. Kam qenë pjesë e garës dhe e pranoj çdo kritik apo lëvdatë. Por nuk pranoj që fshatrat të ndahen në “patriotë” e “tradhtarë”, apo qytetarët të etiketohen për bindjet e tyre politike.

4.224 votat që morëm nuk erdhën nga qielli. Erdhën nga Gurgurnica, Miletina, Çellopeku, Tenova, Radiovca, Bërvenica, Sellarca, Bllaca dhe nga çdo pjesë e komunës. Ishte një rezultat rekord dhe një dëshmi e mbështetjes së banorëve.

Gara përfundoi. Rezultati u dha. Unë i falënderova të gjithë ata që votuan dhe e mbylla atë kapitull.

Sot jemi përballë një procesi të ri. Në rrethanat që kemi, nuk kemi nevojë për akuza, etiketime dhe përçarje. Kemi nevojë për unitet.

Unë i kam shërbyer çdo banori të Bërvenicës njësoj, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike. Këtë e dëshmon puna ime dhe këtë mund ta vërtetojë çdo qytetar.

Le ta lëmë të kaluarën pas.
Le ta bashkojmë Komunën.
Le të flasim për punë, shërbime dhe mirëqenie.
Komuna ka nevojë për unitet, jo për përçarje.

Çdokush ka të drejt të votoj për programin zgjedhorë dhe për kandidatin e vet fë preferuar”, ka përfunduar Ramadani./tetova1.mk

Maqedoni40 minutes ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri1 hour ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme2 hours ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri4 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme5 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni6 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri9 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme10 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK