Connect with us

Lajme

Ndalohet për pije uji në katër fshatra të Tetovës

Publikuar

NPK “Sharri” Tetovë ka njoftuar banorët e fshatrave Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël se uji nuk duhet të përdoret për pije, raporton ZYRTARE.net

Sipas njoftimit, pas analizave të kryera për cilësinë e ujit është konstatuar se uji nuk i plotëson kushtet për përdorim si ujë i pijshëm.

Për këtë arsye, banorëve u ndalohet përdorimi i ujit për konsum deri në një njoftim të mëtejshëm nga institucionet kompetente.

Nga NPK “Sharri” sqarojnë se ndërmarrja nuk është kompetente për furnizimin me ujë të këtyre vendbanimeve, pasi ato nuk furnizohen nga sistemi i ujësjellësit të qytetit të Tetovës që menaxhohet nga kjo ndërmarrje.

Përgjegjësia për furnizimin dhe menaxhimin e ujësjellësve në këto fshatra është në kompetencë të strukturave përkatëse lokale.

Megjithatë, për shkak të situatës dhe për mbrojtjen e shëndetit publik, banorët këshillohen që të respektojnë ndalesën dhe të mos e përdorin ujin për pije, deri në konfirmimin se ai është i sigurt për konsum.

Për informacione të mëtejshme, banorët duhet t’u drejtohen institucioneve dhe bashkësive lokale përgjegjëse për këto sisteme ujësjellësi./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK