Kosovë
Nafta shtrenjtohet për 3 centë në Kosovë

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.70 euro për litër që është 3 centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.48 euro për litër që po ashtu është 3 centë më shtrenjtë se dje, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




















