Connect with us

Lajme

Mickoski: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë në nivel të lartë

Publikuar

më

Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë në nivel të lartë, ndërsa Shkupi do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me të gjithë fqinjët. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe protestat që po zhvillohen në Tiranë, percjell tvm2, transmeton Zyrtare.net

Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve tjera dhe fokusi mbetet tek ndërtimi i një shteti stabil dhe prosperues.

“Ne si shtet asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të vendeve tjera. Duam me fqinjët tanë të ndërtojmë marrëdhënie të mira. Për ne është e rëndësishme të krijojmë një shoqëri dhe një shtet prosperues, ku ata që janë larguar jashtë vendit të kenë arsye të kthehen dhe këtu ta ndërtojnë të ardhmen e tyre”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Kryeministri foli edhe për funksionalizimin e plotë të pikës kufitare Bllatë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila është me rëndësi të veçantë për banorët e rajonit të Dibrës.
Ai tha se me Ministrinë e Punëve të Brendshme po punojnë për tejkalimin e disa pengesave teknike.

“Ka disa sfida të natyrës teknike që duhet të tejkalohen. Pres që shumë shpejt të zgjidhen dhe kalimi të mund të përdoret 24 orë”, u shpreh Mickoski.

Pika kufitare Bllatë aktualish funksionon, por kërkesa e banorëve dhe biznese të rajonit të Dibrës është që ajo të jetë e hapur 24 orë. Përveç kësaj qytetarët kërkojn edhe lehtësimin e procedurave kufitar, me qëllim që në të ardhmen edhe kjo pikë kufitare të ofrojë kontrrolle më të shpejta dhe efikase sipas modelit të One Stop Shop.

SANIJE DURAKU

Maqedoni33 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri1 hour ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK