Kosovë
Mandati i parë deputete, Krenare Çerkini bën betimin: Besimin e qytetarëve do ta nderoj me punë të ndershme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka bërë të ditur se sot ka dhënë për herë të parë betimin si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çerkini e cilësoi këtë si një moment që e pranon me mirënjohje, përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie.
Ajo u zotua se besimin e qytetarëve do ta nderojë me punë të ndershme, përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të Republikës së Kosovës.
“Faleminderit secilit që besoi tek unë dhe më dha mundësinë ta përfaqësoj. Ky besim do të jetë udhërrëfyesi im në çdo vendim dhe në çdo angazhim timin”, ka shkruar deputetja Çerkini./ZYRTARE.net




















