Kosovë
Lidhja e Historianëve të Deçanit e propozojnë Armend Mehën për president

Lidhja e Historianëve Dega në Deçan e ka propozuar Armend Mehën për president të Kosovës. Me anë të një shkrese dërguar partive opozitare, kjo Lidhje tregon edhe arsyet e këtij propozimi.
“Përcjellje e shkresës / Propozim për kandidaturën e Armend Mehajt për President të Republikës së Kosovës
Të nderuar z. Albin Kurti,
z. Bedri Hamza,
z. Lumir Abdixhiku dhe
z. Ardian Gjini,
Përmes kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell shkresën e bashkëngjitur, përmes së cilës propozohet z. Armend Mehaj si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.
Në shkresën e bashkëngjitur janë paraqitur në mënyrë më të detajuar biografia, përvoja profesionale dhe institucionale e z. Mehaj, si dhe arsyet pse kandidatura e tij mund të përbëjë një mundësi për konsensus politik dhe institucional.
Duke pasur parasysh rëndësinë e pozitës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe nevojën për një figurë që mund të përfaqësojë unitetin, stabilitetin dhe interesin shtetëror, ju ftoj që këtë propozim ta shqyrtoni me vëmendje dhe seriozitet.
Bashkëngjitur gjeni shkresën e plotë me propozimin për kandidaturën e z. Armend Mehajt për President të Republikës së Kosovë” thuhet në njoftim.




















