Shqipëri
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës, mbrëmjen e kësaj të shtune, 29 gusht.
Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se nga shpërthimi dyshohet se ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe strukturat e emergjencës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit apo numri i personave që mund të kenë mbetur të lënduar.



















