Kosovë
LAJM I FUNDIT: VV dhe LDK dakordohen për presidentin e ri!

Është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e të parit të shtetit.
Pas përfundimit të takimit mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, është bërë e ditur se palët kanë arritur dakordim për një emër të përbashkët për president.
Sipas Abdixhikut, marrëveshja është arritur që Bekim Sejdiu të jetë kandidati për president të Kosovës.
Bekim Sejdiu ka qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese nga viti 2015 deri 2021. Para se të bëhej gjyqtar i Kushtetueses, ka qenë Ambasador i Kosovës në Türkiye, nga viti 2008 deri 2012 dhe Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork në vitet 2012-14.
Sejdiu gjithashtu është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës nga viti 2002.

















