Connect with us

Kosovë

Ky është punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group”

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Insajderi ka mësuar se viktima është Florim Ramaj.

Ndërkohë, kompania në të cilën Ramaj ishte duke punuar është “Shala Group”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se 49-vjeçari ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Insajderin.

Për rastin kanë nisur hetimet nga Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.