Connect with us

Kosovë

Kusari: Brenda orësh Kurti mund t’u dërgojë ftesa partive për takim

Publikuar

më

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë shpejt t’u dërgojë ftesë për takim Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera parlamentare, me qëllim të diskutimit për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

Ajo tha se pret që ftesa të bëhet para seancës konstituive.

“Po, jam e bindur që shumë shpejt, para seancës konstituive, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, koalicionit tonë të përbashkët, do të bëjë ftesë, brenda pak ditëv,e ndoshta edhe orëve edhe për Lidhjen Demokratike, edhe për parti të tjera. Kjo në kuptimin që konstituimi i institucioneve, në veçanti edhe zgjedhja e presidentit, është një obligim i përbashkët i të gjithë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës. Siç e dimë, përkundrejt çfarëdo marrëveshjeje ose mundësie për t’u zgjedhur Kryesia e Kuvendit, për t’u konstituuar Kuvendi apo për t’u zgjedhur Qeveria, prapë mospasja e suksesit në zgjedhjen e presidentit do e çonte vendin në zgjedhje në një periudhë të shkurtër kohore, jo më pak se dy muaj. Prandaj, për të parandaluar dhe evituar edhe një shkuarje në zgjedhje për të cilën duket se askush nuk e ka as vullnetin e as nuk e shohim se ka ndonjë arsye logjike… shpresojmë që të gjithë të jenë të gatshëm të diskutojnë me seriozitetin më të lartë të mundur për detyrat që na takojnë si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Qëllimi është që institucionet të konstituohen brenda një periudhe të shkurtër kohore, që pas seancës konstituive të Kuvendit dhe eventualisht edhe zgjedhjes së Qeverisë, të caktohet menjëherë edhe data për votimin fillimisht dakordimin dhe votimin për presidentin e vendit”, ka thënë Kusari-Lila për Ekonomia Online.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ofrojë një marrëveshje për partitë opozitare lidhur me çështjen e presidentit, ajo tha se diskutimet mbeten të hapura, por se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me rezultatin zgjedhor.

“Unë mendoj që është e qartë çfarë është e mundur të ofrohet. Është e mundur të ofrohet diskutim e koalicion për qeverisje, ndërsa sa i përket çështjes së presidentit, është dakordimi i përbashkët i subjekteve qoftë vetëm me procesin e dakordimit, qëndrimit në sallë e votimit sipas vullnetit të tyre, apo edhe një marrëveshje më të gjerë. Është paksa problematike në rast se fillojnë të vendosen kushte të natyrës të cilat nuk përkojnë me vullnetin e qytetarëve të Republikës. Qytetarët kanë folur, rezultati dihet, dhe konform atij rezultati mund të pritet dakordimi politik në mes të subjekteve”, deklaroi ajo.

Sa i përket mundësisë që në takimet e ardhshme të propozohet një emër për president nga Lëvizja Vetëvendosje, Kusari-Lila tha se kjo do të varet nga ecuria e bisedimeve.

“Kjo krejt varet nga dinamika e diskutimit. Takimi i parë është mbajtur me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe është thënë se ka vullnet për të vazhduar me takime të tjera. Së shpejti jam e bindur se do të ketë takim tjetër dhe prej atyhit mandej mund të dalin edhe konkretisht dakordimet që janë bërë mes subjekteve”, u shpreh ministrja në detyrë.

Kurti ka paralajmëruar bisedime me LDK-në këtë javë.

Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet të enjten, më 6 gusht.

Maqedoni13 minutes ago

Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

Shqipëri43 minutes ago

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

Lajme2 hours ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme2 hours ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion3 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni3 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri4 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme4 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme4 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme5 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme5 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme5 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

NA NDIQ NË FACEBOOK