Connect with us

Lajme

Kasami, Mexhiti dhe Sali ndajnë 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

Publikuar

Në Amfiteatrin e Spitalit Klinik të Tetovës u organizua solemniteti me rastin e ndarjes së 109 vendimeve për punësim për të punësuarit e rinj në këtë institucion shëndetësor.

Në ceremoninë morrën pjesë krerët e VLEN-it Bilall Kasami, Izet Mexhiti si dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.

Ndarja e vendimeve paraqet një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Spitalit Klinik të Tetovës dhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit.

NA NDIQ NË FACEBOOK