Connect with us

Maqedoni

Kapen armë dhe municion, arrestime në Tetovë dhe Gostivar

Publikuar

Më 21.08.2026, oficerët e policisë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.B. (41) nga fshati Leshkë, Tetovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe u sekuestruan një karabinë 7 mm me shikues optik, një pistoletë “CZ” 9 mm me korniza bosh, një pushkë ajri 5,4 mm me shikues optik, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në të njëjtën ditë rreth orës 20:21, oficerët e policisë nga DPB Gostivar i privuan nga liria A.M. (39), D.M. (26), B.S. (37), R.R. (66), B.A. (37) dhe R.V. (72), të gjithë nga Gostivari dhe N.L. (65) nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në fshatin Kunovë, gostivarase ka shqetësim të rendit dhe qetësisë publike me të shtëna nga armë zjarri. Në vendngjarje u gjetën gëzhoja, ndërsa pas kontrolleve të kryera në disa shtëpi të tyre të fundjavës në fshatin Kunovë u gjetën dhe u sekuestruan disa pjesë armësh zjarri (karabina gjuetie, pushkë gjuetie, pistoletë) dhe një sasi e madhe municioni.

NA NDIQ NË FACEBOOK