Connect with us

Lajme

Kalimi i “paligjshëm” në Bit Pazar bëhet i ligjshëm, do të vendoset semaforë

Publikuar

Qyteti i Shkupit paralajmëron ndryshime në komunikacionin rrugor dhe transportin publik, por edhe masa të reja për përballimin e problemit me mbeturinat. Një nga ndryshimet e paralajmëruara është legalizimi i vendkalimit për këmbësorë te Bit Pazari, ku së shpejti pritet të vendosen sinjalizimi përkatës dhe semaforët, raporton Zyrtare.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të këshilltarëve, njoftoi se në vendin e kalimit të paligjshëm do të shënohet një vendkalim zyrtar për këmbësorë, ndërsa do të vendosen edhe semaforë me qëllim rritjen e sigurisë së këmbësorëve.

Gjorgjievski njoftoi se deri në fund të mandatit të tij planifikon të sigurohen edhe autobusë të tjerë me mjete financiare të Qytetit të Shkupit.

NA NDIQ NË FACEBOOK