Connect with us

Lajme

Jepeshin me qira motoçikleta pa kontrata, kallëzim penal për evazion fiskal në Tetovë

Publikuar

më

Foto e gjeneruar me IA

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Tetova dhe Z.H. (37) nga fshati Veshallë, pronar dhe drejtues i subjektit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “evazion fiskal”.

“Gjatë aksionit kontrollues të ushtruar ndaj personit juridik, në prani të të kallëzuarit të dytë, është konstatuar se kryhej veprimtari e dhënies me qira të mjeteve terrenike ATV-motorë, pa kontrata paraprake për qira me klientët”, njofton SPB Tetovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK