Connect with us

Lajme

Ishte fshehur në bagazhin e makinës, dalin pamjet e arrestimit të Sokol Vatës në Shqipëri

Publikuar

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez 20-vjeçar në Ksamil të Shqipërisë.

Sokrat Vata, 29 vjeç, është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli të ngritur në Levan, në Fier, teksa dyshohet se po tentonte të largohej nga zona pas ngjarjes.

“Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.

Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Shqipërisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK