Connect with us

Lajme

Ilço Gjorgjioski jep garanci 500 mijë euro, lirohet nga paraburgimi

Publikuar

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, lirohet nga paraburgimi pasi gjykata vendosi t’i hiqet paraburgimi dhe t’i caktojë lirimin me kusht në kombinim me masat paraprake.

Informacioni u konfirmua nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ku informuan se paraburgimi i Gjorgjioskit është hequr dhe është caktuar lirim me kusht me masa paraprake.

Gjorgjioski depozitoi garanci bankare në shumën prej 500,000 euro. Gjykata Penale informoi gjithashtu se Prokuroria gjithashtu dha mendim pozitiv për pranimin e lirimit me kusht dhe heqjen e paraburgimit.

Me këtë, Gjorgjioski do të presë vazhdimin e procedurës gjyqësore me masat paraprake të përcaktuara.

Gjykata Penale konfirmoi se paraburgimi është hequr edhe për dy persona të tjerë – Tomislav Mladenovski dhe Gjoko Çubrinovski. Paraburgimi i tyre është zëvendësuar gjithashtu me lirim me kusht dhe masa paraprake.

Në të njëjtën lëndë përfshihet edhe ish-presidenti tjetër i FFM-së, Muamed Sejdini, i cili më parë dha garanci prej 1,000,000 euro.

Fillimisht u njoftua se Gjorgjioski do t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak, por në përgjigjen e Gjykatës Penale u specifikua se masa e paraburgimit ishte hequr dhe se ishte caktuar garanci me masa paraprake.
Procedimi gjyqësor vazhdon, dhe të pandehurit të cilëve u është hequr paraburgimi do të duhet t’u përmbahen masave të caktuara nga gjykata.

Bota11 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota11 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK