Connect with us

OP / ED

I lumtë hoxhës së fshatit në Tetovë …

Publikuar

Shkruan: Ergin Shala

lumtë hoxhës së fshatit në Tetovë që e ka bojkotuar atë ekstremist të lëvizjeve fashiste anti Islamike.

Kërcëno, shaj, fyej besimin Islam, fyej Allahun, fyej Kur’anin dhe Muhammedin alejhi selam, fyej xhamitë dhe pastaj shko tek Imami i fshatit dhe thuaji: ‘Hajde ma bë ceremonin islame të varrimit’, me çfarë të drejte kërkon ceremonialin islam?
Shko tek vëllezerit e tu kafira dhe mos ti shoh sytë të afrohesh tek dera e xhamisë, nëse nuk pendohesh nga shirku dhe kufri.
Këta idiot, manipulojnë kinse imami i xhamisë, nuk i paska lënë përshkak të flamurit, për të qenë kritika më e pranuar tek masa, por jo, nuk kalon rrena e ekstremistëve anti islamik.
Imamët e xhamive e pasojnë Kur’anin dhe hadithin e Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
“Dhe mos ia fal namazin e xhenazes asnjërit prej tyre që ka vdekur kurrë dhe mos qëndro pranë varrit të tij. Ata mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vdiqën duke qenë të pabindur.”(Et-Teube, 84).
Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ua fali xhenazen munafikëve. (Sahih el-Buhari dhe Sahih Muslim).
Edhe njëherë, i lumtë hoxhës, le të jetë një shembulll edhe për imamët e tjerë dhe të jenë të kujdesshëm që të mos ua falin xhenazen njerëzve që ua kanë sharë, fyer me të shenjtën.
Shiko se kush ka qenë personi që ka kërkuar ceremonialin e varrimit në mënyrë Islame, njeriu që ka përhapur lëvizjet fashiste anti islame, jojo, nuk kalojnë këso njerrëzish kafira tek xhamitë tona.

NA NDIQ NË FACEBOOK