Connect with us

Kosovë

Gjini: Sipas informatave të mia Kurti s’do të thërras seancë deri në shtator, nëse LDK është pjesë e kësaj më vjen keq

Publikuar

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se sipas informatave që ka, Kurti është përgatitur për të mos thirrur seancë tjetër deri në muajin shtator.

Ai ka thënë se nëse LDK është pjesë e kësaj, atëherë është shumë keq.

“Ne vetëm jemi në shkelje kushtetuese. Në këtë moment ish-kryeministri, ish-ministrat janë duke i uzurpuar zyret. Janë uzurpatorë të pushtetit.Sipas informatave dhe bindjes time, këta janë duke u bërë gati për mos me thirrë seancë deri në shtator, dhe nëse LDK është pjesë e kësaj marrëveshjes, shumë keq”, ka thënë Gjini.

NA NDIQ NË FACEBOOK