Connect with us

Lajme

Gjendje alarmante me linë e dhenve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Blegtorët alarmojnë gjendjen me linë e dhenve, duke kërkaur vaksinimin e tyre. Deri më tani janë asgjësuar 7.000 deri 10 mijë dele, janë shkatërruar 40 deri në 50 tufa thonë ata, duke kërkuar vaksinim sa më të shpejtë të deleve dhe rishqyrtim të kompensimit i cili për momentin është vetëm 100 denarë për kilogram.

“Sot në mëngjes na u paraqit ministri, na njoftoi se janë dakorduar vaksina përmes ambasadës së Turqisë, por presim sa më parë të sillen këtu dhe t’i shpëtojmë tufat. Në Maqedoni tani ka rreth 250.000 deri 300.000 dele. Deri më tani nga lija kanë ngordhur 7.000 deri 10.000, nodshta më shumë dhe të gjitha rajonet janë të kapluara nga sëmundja”, deklaroi kryetari i Lidhjes së Blegtorëve, Naser Xhemaili.

“Kërkojmë argumente përse të mos vaksinohen delet, argumente reale. Përveç problemit me eksportin, të tjera nuk morëm. Megjithatë, nuk është vetëm tregu evropian, le të përpiqet shteti, le të na hapë tregje të reja. Ja, pamë se si Serbia në maj hapi treg për eksport në Algjeri. Nëse nuk na lejon Bashkimi Evropian, nëse ai është çmimi për t’i shpëtuar delet tona dhe ta shpëtojmë blegtorinë në Maqedoni, le të përpiqen dhe le të na gjejnë tregje të reja”, u shpreh anëtarja e këshillit drejtues të Lidhjes së Blegtorëve, Milena Veliçkoviq.

Nga Misnitria e bujqësisë njoftojnë se kanë siguruar 500 mijë vaksina nga Turqia, ndërsa apeluan te blegtorët që të mos I vaksinojnë vet delet e tyre.

Ndërkohë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se është vazhdimisht në teren dhe se po monitoron situatën me linë e dhenve dhe po merr masat e nevojshme mbrojtëse dhe kontrolluese në kohën e duhur.

Lidhur me vaksinimin e mundshëm, informon se informacioni mbi dhurimin e vaksinave është dorëzuar në Komisionin Evropian dhe Republikën e Turqisë.

“Grupi i ekspertëve po takohet vazhdimisht dhe po miraton masat e duhura. Përveç kësaj, është kërkuar përsëri ndihmë nga ekipi EUVET i Komisionit Evropian për t’u përballur me sëmundjen. Pas marrjes së një përgjigjeje për vaksinim, do të fillojë testimi i sigurisë dhe pastërtisë së vaksinës, pas së cilës do të fillojë vaksinimi. Çdo vaksinim me shpenzimet e vetë fermerit pa një vaksinim të miratuar nga Agjencia do të sanksionohet në mënyrë të përshtatshme dhe nuk do të ofrohet kompensim për kafshët e sëmura, pra kompensim për kafshët e konfiskuara”, thonë nga Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë./TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK