Connect with us

Lajme

Faton Azizi në garë për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Publikuar

më

Prokurori Faton Azizi nga Shkupi është njëri prej kandidatëve për drejtues të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK), institucion që aktualisht drejtohet nga Islam Abazi, mandati i të cilit përfundon pas dy muajsh, shkruan gazeta KOHA.

Azizi është pjesë e PNKOK-së dhe gjatë punës së tij ka udhëhequr disa lëndë komplekse.

Sipas informacioneve, kandidaturë për këtë pozitë kanë dorëzuar edhe prokurorët Iskra Haxhi-Vasileva, Spasenka Andonova, Vlladimir Milloshevski, Aleksandar Markovski dhe Jovan Cvetanovski.

Ndryshe, Faton Azizi ka një përvojë të gjatë arsimore dhe profesionale në fushën juridike dhe të ndjekjes penale. I diplomuar në Fakultetin Juridik në vitin 2006, në vitin 2011 ka dhënë provimin e jurisprudencës. Në vitin 2014 ka përfunduar studimet master, me punim kushtuar bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga marsi i vitit 2017 deri në shtator të vitit 2019, ka ndjekur dhe përfunduar Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, duke kompletuar në këtë mënyrë përgatitjen profesionale dhe praktike për ushtrimin e funksionit të prokurorit publik, raporton KOHA.

Në nëntor të vitit 2019 është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ndërkë që në mars të vitit 2024 është deleguar në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku vazhdon angazhimin profesional në çështje komplekse që lidhen me krimin e organizuar, krimin financiar dhe korrupsionin.

Në kuadër të kësaj prokurorie, ai është pjesë e departamentit që merret me ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë, ndërsa njëkohësisht është edhe pikë lidhëse ndërmjet Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Eurojust-it.

Ndër çështjet më të njohura në të cilat Azizi ka vepruar është lënda “Aditivi”, me 38 persona të akuzuar, si dhe çështja kundër kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në përvojën e tij profesionale përfshihet gjithashtu lënda “Botox”, në të cilën procedura përfshin rreth 20 persona të dyshuar, si dhe lënda “FFM”, me rreth 30 persona të dyshuar.

Pjesë e angazhimit të tij janë edhe çështje komplekse të cilat janë kthyer në rigjykim, përfshirë lëndën që lidhet me ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, si dhe lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”.

Ndryshe, më 28 tetor, prokurorët do të votojnë për pasardhësin e Islam Abazit. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, u ka thënë meduave se më 18 gusht e ka nënshkruar shpalljen për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe e njëjta është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.

Ligji aktual parashikon mandat katërvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Ndërkohë, ndryshimet ligjore që kanë mbetur të bllokuara në procedurë parlamentare për shkak të mungesës së shumicës prej dy të tretash, parashikojnë mandat gjashtëvjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, si dhe kushtin që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme vetëm nëse në votim marrin pjesë më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të prokurorëve publikë. (koha.mk)

Shqipëri1 hour ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme2 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni3 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë4 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni4 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në BE, presim mesazhe të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK