Connect with us

Kosovë

I arrestuari në Zveçan për trazirat e 2023-es është Igor M., ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës

Publikuar

Një person me inicialet I.M. është arrestuar të dielën në Zveçan, nën dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave të majit të vitit 2023.

Arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, pas një sërë veprimesh hetimore.

Veriu.info mëson se personi i arrestuar është serbi Igor M., i cili më parë ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës.

I.M. dyshohet për disa vepra penale, përfshirë sulmin ndaj personit zyrtar, pjesëmarrjen në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, bashkimin për veprimtari kundërkushtetuese si dhe rrezikimin e personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës janë publikuar edhe dy fotografi të tij nga prapa, ku spikaten tatuazhet në shpinën dhe dorën e tij, të cilat lidhen me betejën e Gazimestanit dhe car Lazarin.

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 2023

NA NDIQ NË FACEBOOK